歌詞
[verse 1]
Ledhatimet që nuk munda të të jap
Përqafimet që nuk munde të marrësh
Fjalët që s’arrita të të them , do kap
T’i mbledh të gjitha në xhepat e çantës
[verse 2]
Çantën bëj gati t’a kem këtu pranë
Kur koha të vijë të braktis këtë botë
I qetë të kaloj në “bregun” matanë
me çantën në shpinë , pa “dje” e pa “sot”
[chorus]
Atje ç’do “dje”, ç’do “sot” dhe ç’do “nesër”
mbase ndërthuren në një kohë “pa kohë”
Përqafimet , ledhatimet do nxjerr , si në ëndërr
Aty do jesh dhe ti , sytë e tu të shoh
[verse 3]
Ledhatimet që nuk munda të të jap
Përqafimet që nuk munde të marrësh
Fjalët që s’arrita të të them , do kap
T’i mbledh të gjitha në xhepat e çantës
[verse 4]
Çantën bëj gati t’a kem këtu pranë
Kur koha të vijë të braktis këtë botë
I qetë të kaloj në “bregun” matanë
me çantën në shpinë , pa “dje” e pa “sot”
[chorus]
Atje ç’do “dje”, ç’do “sot” dhe ç’do “nesër”
mbase ndërthuren në një kohë “pa kohë”
Përqafimet , ledhatimet do nxjerr , si në ëndërr
Aty do jesh dhe ti , sytë e tu të shoh